Kanosën dhe morën peng 53-vjeçarin në Gjirokastër, në pranga dy persona

Aktualitet | 2 vite më parë

Një burrë dhe një grua kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur dhe marrë peng një 53-vjeçar, me qëllim për t’i marrë një shumë parash.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku 53-vjeçari është mbajtur në një banesë kundër vullnetit të tij dhe kanosej nga dy autorët që t’i jepnin atyre pasurinë.

Në pranga përfunduan – L. Ç., 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. T., 38 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë 53-vjeçari është mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja dhe kanosej prej saj dhe 38-vjeçarit për t’i dhënë një shumë parash.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme