Vrasja e Egli Progës, arrestohen 3 dëshmitarët. Prokuroria: Ka ndërhyrje në kamerën e brendshme të lokalit

Aktualitet | 2 vite më parë

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 persona që dëshmuan vrasjen e Egli Progës, ngjarje e ndodhur në qytetin e Pogradecit.  Voltan Shulkun, Leonidha Guçen dhe Arian Manellarin, të cilët ishin lënë më herët në masën e sigurisë “ detyrim paraqitje”, janë arrestuar të akuzuar për “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”. Sipas Policisë, ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Ndërkohë, Prokuroria e Korçës ka deklaruar se ka patur ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit, jashtë ambienteve të të cilit ndodhi ngjarja.

Egli Proga humbi jetën më 10 gusht në Pogradec, ndërsa si autor i dyshuar i ngjarjes është arrestuar Denis Meçe. Paraprakisht dyshohet se për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një lokali, Meçe është ndeshur fizikisht me Porgën i cili gjatë përleshjes fizike është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Fillimisht u raportua si aksident ku Egli Porga pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme alkooli ka rënë në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën, por Policia reagoi më pas duke hedhur poshtë këtë variant të ngjarjes.

Ka patur reagime të shumta për ngjarjen, edhe për shkak të zbutjes së akuzës ndaj autorit të dyshuar, ndaj të cilit rëndon “vrasje nga pakujdesia”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme