Vendimi- Sa do të jetë rritja e trajtimit financiar për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Aktualitet | 2 vite më parë

Efektivët e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit (ASNI), Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike (NJUSK) dhe ata të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) do të përfitojnë rritje të konsiderueshme në pagesën shtesë për kushte të veçanta pune e shërbimi.

Sipas vendimit të qeverisë, miratuar në mbledhjen e fundit, përfshihen edhe këto kategori, pjesë e Forcave të Armatosura, që do të përfitojnë trajtim më të mirë financiar, duke e bërë këtë sektor tërheqës për profesionistët e fushës.

Në rishikimin e masës së shtesës që i është bërë këtyre pozicioneve, përcaktohet që ajo të variojë:

– nga 13.000 lekë në muaj deri në 20.000 lekë në muaj për punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;

– punonjësit e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike do të përfitojnë një trajtim nga 50.000 deri në 70.000 lekë në muaj,

– efektivët e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes së Informacionit do të kenë një trajtim financiar nga 35000 lekë deri në 40000 lekë në muaj.

“Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është jo vetëm që Forcat e Armatosura të kenë efektivë të mirëtrajnuar, të mirëpaguar, por edhe që të jenë tërheqëse për profesionistët e fushave të ndryshme, të nevojshëm për të përballuar sfidat e kohës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme