Përmbytjet në Lezhë- Përmirësohet situata, banorët përllogarisin dëmet

Aktualitet | 2 vite më parë

Situata e krijuar nga përmbytjet në Fishtë të Lezhës është përmirësuar, por duke lënë pas dëme të konsiderueshme. Uji është tërhequr nga zona e banuar, ndërsa banorët kanë nisur të përllogarisin dëmet dhe sistemojnë ambientet përreth banesave të tyre.

Ata thonë se dalja nga shtrati i kanalit të ujërave të lartë në të cilin nuk është ndërhyrë prej shumë vitesh, solli këtë përmbytje.

“Situata ka qenë shumë keq. Kanali ka kohë që nuk është pastruar. Nëse ky kanal pastrohet, nuk do të sjellë përmbytje”, shprehen ata.

Kujtojmë se përmbytja erdhi pasi përrenjtë malor dhe kanali i ujërave të larta dolën nga shtrati. Fshati Fishtë në Lezhë kaloi një situatë të vështire mbrëmjen e së mërkurës. Reshjet e dendura të shiut që përfshinë Zadrimën, krijuan probleme, përmbytje të rrugëve dhe tokës bujqësore, ndërsa u rrezikuan dhe disa banesa.

Në terren strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimi zjarrfikës shmangen deportimin e ujit në banesa.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme