Paketa e Maleve, Rama: Mbështetje për ata që janë jashtë dhe duan të kthejnë shtëpitë në biznese turistike

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se brenda këtij muaji do të prezantohet programi Paketa e Maleve, në ndihmë të emigrantëve që duan të rikthehen për të investuar.
Rama tha se ky program do të mbështesë ata persona që janë larguar jashtë apo kanë ardhur në Tiranë, por që tashmë duan ta kthejnë shtëpinë në një sipërmarrje biznesi turistik.
“Do prezantojmë Paketën e Maleve. Është një program i ri për të mbështetur ata që janë jashtë dhe që duan ndihmë për të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në sipërmarrje biznesi turistik. Jashtë e kam fjalën ata që janë në emigracion apo ata që janë në Tiranë dhe kanë një pasuri atje. Është një paketë besoj pozitive dhe që duhet ta përdorni ju, ta shfrytëzoni për t’i dhënë më shumë shtysë atyre që e kanë me dy mendje”, u shpreh Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




