Projekt 11 mln Euro për Shkodrën – Rikonceptim në hyrjen e qytetit, ndërhyrje në infrastrukturë

Aktualitet | 2 vite më parë

Një tjetër investim shumë i rëndësishëm pritet të filloj shumë shpejt në Shkodër, bëhet fjalë për një rikonceptimit të plotë të hyrjes së Shkodrës..

Përmes një publikimi në rrejte sociale kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka bërë të ditur lajmin rreth këtij projekti Ky investim do të japë një kontribut për zgjidhjen e trafikut në hyrje e dalje të Shkodrës gjatë sezonit veror, lidhjen me të shpejtë me Tiranën, Velipojën, Shirokën, Muriqanin dhe Ulqinin. Autoriteti Rrugor Shqiptar mësohet se  ka hapur  garën për ndërtimin e urës dhe segmentit rrugor.

Në fillim të vitit 2025 pritet që ky projekt të vihet në zbatim duke i shërbyer jo vetëm qytetit por edhe e gjithë rajonit

Në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare këto dy vite po investohen mbi 50 mln euro në territorin e bashkisë për një transformim e kryeqendrës së veriut

Gazetar: L. Kadija 

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme