90 efektivë nga Batalioni i Dytë i Këmbësorisë në stërvitje në Gjermani

90 efektivë nga Batalioni i Dytë i Këmbësorisë (B2K) po marrin pjesë në stërvitjen KFOR “Fire Phobia” në Hohenfels, Gjermani.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, efektivët shqiptarë dëshmuan gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre përballë sfidave.
Kjo stërvitje është një mundësi e rëndësishme për përforcimin e aftësive profesionale si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar, duke garantuar përgatitjen ndaj misioneve të ardhshme, theksoi më tej Ministria e Mbrojtjes.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




