Përkeqësimi i kushteve të motit-Vlorë pezullohet për dy ditë lundrimi i mjeteve të vogla e peshkimit

Aktualitet | 2 vite më parë

Moti me reshje shiu dhe stuhi ka përfshirë një pjesë të territorit të vendit. Si pasojë e përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuar prej mbrëmjes së mërkurë Kapitaneria e portit të Vlorës ka urdhëruar pezullimin e mjeteve të vogla të lundrimit dhe atyre të peshkimit në det të hapur. Lartësitë e dallgëve arrijnë nga 1.50 deri 2.50 metra ndërsa era fryn me shpejtësi deri në 25 metër për sekondë. 

Në urdhrat e kapitanerisë përfshihet ndalimi pajisja me leje për të dal në det të hapur. Sakaq udhëzohen të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet e motit për sigurimin e tyre.

Ky urdhër nuk prek anijet e transportit ndërkombëtar detar të cilat do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet pas orës 18:00 të datës 4 tetor.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme