Korçë-Dogji me benzinë bashkëshorten, merr fund arratia 1-mujore e 45-vjeçarit

Aktualitet | 2 vite më parë

Pas 1 muaj kërkime, është kapur Bledar Trëndafili, i cili dogji me benzinë ish bashkëshorten e tij Melisën. Mësohet se autori u kap në qytetin e Korçës, ndërsa prej 1 muaji iu fsheh policisë pas kryerjes së aktit të rëndë.

Ngjarja ndodhi pasditen e datës 31 Gusht, në lagjen 2 të qytetit, ku i hodhi benzinë ish bashkëshortes dhe i vuri flakën. Prej asaj dite, policia ka patur kontakte me familjarë e të njohur, ndërsa kërkimet u shtrinë edhe në kryeqytet, por ai u kap pak minuta më parë në Korçë.

Sipas burimeve, autori ka qëndruar i fshehur në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa sot është kthyer në lagjen nr 4, atje ku u kap menjëherë nga forcat e policisë. Mësohet se deri më tani, nuk ka deklaruar asgjë para uniformave blu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme