Letoni, toga EOD e Shqipërisë përfundon me sukses stërvitjen SILVER ARROW – 24

Aktualitet | 2 vite më parë

Toga EOD e Shqipërisë përfundon me sukses stërvitjen SILVER ARROW – 24 në Letoni.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se, ekipi i EOD nga Kontingjenti XV i Shqipërisë ka përfunduar me sukses angazhimet e tij gjatë stërvitjes ndërkombëtare SILVER ARROW – 24, e cila u mbajt në Camp Adazi, Letoni.

“Gjatë dislokimit në Camp Adazi, ekipi tregoi aftësi të shkëlqyera në skenarë të ndryshëm për neutralizimin e rreziqeve nga municionet e paplasura dhe pajisjet shpërthyese të improvizuara”, shkruan Vengu.

“Në bashkëpunim të ngushtë me forcat aleate të NATO-s, efektivët tanë shfaqën profesionalizëm dhe përgatitje të lartë. Angazhimi i Shqipërisë në NATO është një dëshmi e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Si anëtar i aleancës, mbetemi të përkushtuar për të kontribuar në misionet paqeruajtëse”, përfundon postimin e tij ministri  Vengu.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme