DEA do të hapi përfaqësi në Tiranë

Aktualitet | 2 vite më parë

DEA (Administrata e SHBA e Kontrollit të Drogës) do të hapi përfaqësi në Tiranë. 

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi mes Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani,  me administratoren e DEA-s, Anne Milgram. ATa po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogërave, e cila po zhvillohet ditët e fundit në Athinë. 

Gjatë këtij takimi Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve.

Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme