Shfrytëzonin vajzat e huaja për prostuticion, arrestohen në Tiranë dy shtetaset ruse dhe ukrainase

Aktualitet | 2 vite më parë

Operacioni policor i koduar “Escort” ka vënë në pranga një shtetase ruse dhe një ukrainase për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Në bashkëpunim me njëra tjetrën, dy shtetaset shfrytëzonin për prostitucion, vajza të huaja të reklamuara në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, të cilën nuk janë identifikuar ende nga Policia.

Në pranga ra shtetasja ukrainase A. T., 27 vjeçe, dhe shtetasja ruse E. M., 37 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.

Dy shtetaset u kapën në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.  

Po ashtu Policia po procedon penalisht 11 shtetase, për ushtrim prostitucioni ndërsa ka sekuestruar shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme