Berat-Makina përplaset me mjetin bujqësor, humb jetën çifti i bashkëshortëve, plagoset vajza e tyre

Aktualitet | 2 vite më parë

Një aksident fatal me pasojë vdekjen e 2 personave është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Berat.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një automjet është përplasur me një mjet bujqësor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit bujqësor dhe bashkëshortja e tij, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa vajza e tyre ndodhet në spital nën mbikëqyrjen e mjekëve.

“Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme