Moti – Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ,reshje shiu lokale, temperaturat me rritje

E Shtunë 21 Shtator 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 12/23°C
– Zonat e ulëta 12/29°C
– Zonat bregdetare 16/28°C
Kosova për dt. 21 Shtator 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C –11°C në mëngjes deri në 18°C –22°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel 22 Shtator 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira ne shtim pasdite ne jug dhe reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 12/24°C
– Zonat e ulëta 14/30°C
– Zonat bregdetare 16/28°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




