Kujtohen 68 vajzat partizane në Fier

Më 14 shtator 1943, 68 vajza fierake dolën partizane në një ditë duke iu bashkuar luftës antifashiste nacional clirimtare. 81 vjet me vone, akti i tyre heroik, u kujtua në Fier nga pushteti vendor, organizata e veteraneve si dhe familjare përmes një ceremonie ku u mbajtën fjalime dhe u vendosën kurora me lule
Nga 68 vajzat partizane, 2 prej tyre humbën jetën në betejë. Heroina e popullit Liri Gero dhe Pinellopi Piro.
Të pranishmit kërkuan në fjalën e tyre ndërgjegjësimin e rinisë për të mos harruar të kaluarën, historinë si për të nderuar luftëtarët që i dhanë popullit lirinë.
Pas pushtimit të Shqipërisë në prill të 1939, shtabet e ushtrisë italiane u vendosën në shtëpitë e qytetarëve fierakë me qëllim që të përdorej popullsia civile si mburojë nga sulmet e aviacionit britanik. Manovër që në shkurt të 1941 u bë shkak për humbjen e jetës së 18 civilëve dhe plagosjen e 26 personave gjatë bombardimeve britanike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




