Shpërndanin drogë afër shkollave dhe lokaleve të natës, goditet grupi prej 28 personash

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike kokainë, marijuanë dhe droga sintetike, afër shkollave dhe në lokale nate, në zona të ndryshme të Tiranës.

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit është goditur veprimtaria kriminale e 28 shtetasve, ku janë vendosur në pranga 24 persona, 9 prej të cilëve janë arrestuar më parë dhe po hetohen me masën e sigurimit personal “arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme. Ndërsa vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë ndiqen me masa kërkimi.

“Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi”, bëri të ditur, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë; 18 kg, lëndë narkotike marijuanë; 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD; aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

“Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në drejtimin e Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë”, shpjegoi më tej Vocaj në konferencën për shtyp.

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme