Dosja”Partizani” – Një tjetër pronar i pandehur, SPAK i komunikon akuzën edhe Xhimi Begejës

Aktualitet | 2 vite më parë

Një ditë pasi ju komunikua zyrtarisht akuza ish –kryeministrit Sali berisha, SPAK ka njohur me akuzat edhe dy biznesmenët e lidhur me dosjen ‘’Partizani”.

I pari që mbërriti në godinën e Prokurorisë së Posaçme ishte ndërtuesi Fatmir Bektashi , që deri më tani ka qenë me masë sigurisë detyrim paraqitjeje. Bektashi do të gjykohet për korrupsioin dhe pastrim të parave.

Surpriza e këtij hetimi është biznesmeni, Xhimi Begeja, që deri më tani nuk ka patur ndonjë masë sigurie. Emri i tij është bërë pjesë e dosjes duke u marrë i pandehur. Begeja, një nga pronarët e tokës që shteti ua ka njohur, u paraqit me një avokat mbrojtës në SPAK dhe në dalje nuk komentoi për media.

Ashtu si për Jamarbër Malltezin dhe  Fatmir Bektashin, edhe për Begejën është ngritur akuza e korrupsionit  dhe pastrimit të parave. Me njohjen zyrtarisht të akuzave, të pandehurve u është dhënë kohë që të bëjnë me shkrim prapësimet e tyre dhe pas kësaj procedure, SPAK duhet ta kalojë dosjen në gjykatë.

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme