Problemet shëndetësore, emisioni “3D” me Alban Dudushin rikthehet më 16 shtator në RTSH

Gazetari dhe moderatori Alban Dudushi pritet të rikthehet sërish më 16 shtator në ekranin e RTSH 1, pas shtrimit disaditor në spital.
Problemet shëndetësore u shfaqën të hënën e 9 shtatorit dhe aktualisht është nën kujdesin e mjekëve dhe pritet të rikthehet për të gjithë shikuesit e Radiotelevizionit Shqiptar me emisionin “3D” më 16 shtator, në orën 21:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 dhe drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Radiotelevizionit Shqiptar.
“3D” transmetohet çdo të hënë, të martë, të mërkurë dhe të premte, duke sjellë për të gjithë publikun debatet politike dhe analizat e ngjarjeve më të fundit në vend.
Radiotelevizioni Shqiptar i uron shërim të shpejtë kolegut dhe moderatorit Alban Dudushi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




