U akuzuan pë shpifje, GJKKO pushon çështjen penale ndaj Salianjit dhe Murrizit

GJKKO ka pushuar çështjen penale ndaj Ervin Salianjit dhe Myslim Murrizit, të cilët akuzoheshin nga Fredi Kokoneshi për “shpifje”.
Kokoneshi kërkonte nga GJKKO të shpallte fajtorë deputetin demokrat Salianji dhe ish-deputetin Murrizi, për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të drejtuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, vendosi pushimin e çështjes penale ndaj të akuzuarve Myslym Murizi dhe Ervin Salianji.
Ata akuzoheshin për kryerjen e veprës penale “Shpifje”. Pushimi i çështjes ka ardhur si rezultat i faktit pasi ndjekja penale është ushtruar në tejkalim të afateve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




