Aksident në Kukës, makina përfundon në humnerë. Vdes 46-vjeçari, plagoset vajza e tij

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës në vendin e quajtur “Ura e Topojanit” ku ka humbur jetën një 46-vjeçar, ndërsa është plagosur vajza e tij e mitur.
Sipas policisë së Kukësit, drejtuesit i automjetit i identifikuar me inicialet A.I ka humbur kontrollin e makinës dhe ka rënë në humnerë.
Si pasojë e aksidentit të rëndë 46-vjeçari që ishte në timon ka humbur jetën, ndërsa është plagosur vajza e tij e mitur, që ishte pasagjere në mjet.
“Rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën. Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




