Kërcënoi të vriste fqinjin pas sherrit, arrestohet 51-vjeçari me Vlorë

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në qytetin e Vlorës, duke vënë në pranga një 51-vjeçar. Pas një sherri me fqinjin e tij, 51-vjeçari ka marrë kallashnikovin dhe e ka kërcënuar se do e vriste.
Pas situatës është lajmëruar policia e cila ka mundur të vërë në pranga 51-vjeçarionj E.B. dhe gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, të fshehur në një fuçi, së bashku me dy krehëra dhe 75 fishekë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




