Rama: Libra falas për 238 mijë nxënës

Aktualitet | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se mbi 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm janë pajisur me tekstet shkollore falas për vitin shkollor 2024-2025.

“Më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm përfitojnë tekstet shkollore falas, me financim nga buxheti i shtetit”shkruan kreu i qeverisë.

Nga programi mbështetës i qeverisë përfitojnë të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare si dhe mbi 12 mijë nxënës nga 16 kategori të grupeve më në nevojë në gjimnaze.

Pak ditë më parë kryeministri Rama ka bërë të ditur se në kuadër të ndërtimit të institucioneve të reja shkollore të investuara nga programet e qeverisë, “janë 25 objekte arsimore që tashmë kanë përfunduar edhe fazën tjetër të nevojshme për tu bërë gati për hapjen e vitit të ri shkollor 2024-2025″.

Nga ana tjetër, edhe shpërndarja e librave tashmë u realizu në shkolla apo në pikat e shpërndarjes ku janë 238 mijë nxënës do të marrin libra falas , përfshirë nxënësit nga klasa I- IX , përfshirë këtu dhe 12.500  nxënës të gjimnazeve që janë në kategoritë e mbështetura nga politika sociale nga shteti ku përfshihen nxënësit të familjeve me ndihmë ekonomike, fëmijë që janë pa mbështetjen prindërore, fëmijët me aftësi speciale apo fëmijë të komunitetit rom apo egjiptian.

Pajisja e nxënësve me libra falas realizohet përmes financimit nga buxheti i shtetit me një fond prej 9 milion euro.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme