Boksieri i njohur i shpëton atentatit në Shkodër, qëllohet me armë

Boksieri Arjon Kajoshi dyshohet se i ka shpëtuar një atentati të mundshëm mesditën e së shtunës në qytetin e Shkodrës.
Policia e Shkodrës njoftoi se i riu ndodhej brenda një automjeti “Land Rover” në lëvizje kur dyshohet se u qëllua me armë zjarri në drejtim të tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në lagjen “Partizani” dhe pronar i mjetit raportohet se është babai i boksierit, Sokol Kajoshi.
“Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve,” njoftoi Policia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




