Të hënën nis viti i ri shkollor, Veliaj thirrje prindërve: Mos e përdorni makinën për distanca të vogla!

Kryebashkiaku i Tiranë Erion Veliaj u bëri thirrje prindërve që shoqërojnë fëmijët në shkollë, që ditën e hënë të mos e përdorin automjetin për të çuar fëmijët në shkollë, por të ecin bashkë me ta, për të shmangur krijimin e trafikut. ” Merrini fëmijët për dore, flisni me ta, lehtësojini pak nga emocionet”, ishte këshilla e zotit Veliaj.
Sipas tij kur tani ka shkolla të reja në thuajse çdo lagje, nuk ka sens t’i hipim makinës për të çuar fëmijët në shkollë.
Nga dita e hënë do të hyjë në fuqi edhe udhëzimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që përcakton se mjetet e furnizimit të dyqaneve dhe marketeve nuk mund të qarkullojnë nga ora 7:00 deri në orën 9:00.
Sipas të dhënave në Tiranë pritet të nisi arsimimin në sistemin parauniversitar rreth 460 mijë fëmijë. Bashkë me prindërit e tyre apo të afërmit që i shoqërojnë në kopështe apo shkolla ata për sjellin një rritje të fluksit të qarkullimit në Tiranë nga e hëna në të premte.
/ rtsh.al /
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




