Situatë e qetë në pikëkalimin e Kakavijës, më shumë radhë nga ana shqiptare

Aktualitet | 2 vite më parë

Flukset e udhëtarëve nga Greqia drejt Shqipërisë po ulen me kalimin e sezonit veror, edhe pse herë pas here vazhdojnë të raportohen radhë automjetesh nga të dyja palët.

Duke raportuar nga pikëkalimi i Kakavijës, gazetarja Enkeleda Domeri tha për RTSH 24 se situata në kufi është qetësuar në këtë fundjavë të parë të shtatorit.

Një ditë më parë, shërbimet në Kakavijë përpunuan 6.642 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.509 në hyrje dhe  3.133 në dalje, si dhe 2.193 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 1.150 në hyrje.

“Është një situatë normale. Më shumë radhë ka duke shkuar drejt shtetit grek, ndërsa nga hyrja për në Shqipëri situata është më e qetë. Java nuk ka pasur fluksin e mëparshëm, por qytetarëve u është dashur të presin mbi një orë për të kaluar.

Shtatori ka sjellë një rënie të udhëtarëve. Ndërsa në muajin gusht është regjistruar një fluks i konsiderueshëm. Në të dyja anët e kufirit nga 1–31 kanë lëvizur 249.281 persona, kryesisht shtetas shqiptarë që vinin drejt Shqipërisë, por edhe turistë të shumtë,” raportoi gazetarja Domeri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme