Nënë Tereza dhe Shkodra, shtëpia ku jetoi familja e humanistes

Aktualitet | 2 vite më parë

Në Shkodër, shtëpia ku jetoi familja e humanistes është vendosur si një monument për ta nderuar atë dhe për ruajtur në kujtesën e misionit të saj bamirës.

Në këtë shtëpi gjenden objekte dhe materiale që dëshmojnë jetën dhe veprimtarinë  e saj, humanitare, duke përfshirë edhe përshkrime të misioneve të saj në vendet ku ajo shërbeu.

Për këtë shtëpi kujdeset pronari i saj Tonin Prela.

Në nderim të humanistes, në bustin e Nënë Terezës, në qendër të Shkodrës, me rastin e shenjtërimit, qytetarë vendosën qirinj dhe buqeta me lule.

Gjurmët e Shenjtores Nënë Tereza në Shkodrën janë të forta. Përveç shtëpisë ku jetoi familja e saj, e paharruar mbetet prania e Nënë Terezës në katedralen e Shkodrës gjatë vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë në vitin 1993, por edhe kontributi i motrave të Nënë Terezës në Shkodër e rrethina për njerëzit në nevojë.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme