“Daily Express”: Shqipëria me detet e kristalta e kulturën e pasur sfidon pritshmëritë e turistëve

Aktualitet | 2 vite më parë

Me rritjen e kostove të pushimeve verore, turistët po kërkojnë destinacione që ofrojnë eksperienca të pazakonta pa ndikuar në buxhetin e tyre, shkruan e përditshmja britanike “Daily Express”.

Jason Higgs, një ekspert udhëtimesh, ka identifikuar Shqipërinë si një nga destinacionet evropiane me detet kristal ngjyrë të bruztë dhe qytetet e bukura.

“Hulumtimi ynë tregon se disa nga përvojat më të paharrueshme të udhëtimit mund të gjenden në qoshet më pak të eksploruara të botës. Këto destinacione ofrojnë kursime të konsiderueshme, dhe gjithashtu zhytje autentike kulturore dhe bukuri natyrore mahnitëse”, tha Higgs.

Shqipëria, ky thesar ballkanik krenohet me peizazhet malore mahnitëse, qytetet e bukura bregdetare dhe trashëgiminë e pasur kulturore.

Nga qyteti historik i Beratit në Rivierën piktoreske, Shqipëria ofron një mori përvojash me kosto të përballueshme krahasuar me fqinjët e saj evropianë.

“Në Shqipëri, ju mund të shpenzoni mesatarisht 27-37 euro në ditë, duke përfshirë akomodimin, transportin dhe ushqimin. Ushqimet e kuzhinës së shijshme mesdhetare si mishi i qengjit, djathi dhe ushqimet e detit janë shumë të lira”, tha Higgs.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme