8 vjetori i Shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada e SHBA: Ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka përkujtuar ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, gruas të madhe me orgjinë shqiptare, që lehtësoi vuajtjet e të varfërve.
Duke e cilësuar si simbol të bamirësisë dhe përkujdesjes, ambasada e SHBA-së shprehet se kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla për të frymëzuar ndryshim.
“Sot, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në nder të Nënë Terezës, shenjtores me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes. Në të njëjtën ditë, Shqipëria kremton edhe Ditën e saj Kombëtare të Nënë Terezës. Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshim, duke i bërë jehonë fjalëve të Nënë Terezës: “Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime”.’, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




