Korçë, burri tenton të djegë me benzinë bashkëshorten. Policia vihet në kërkim për kapjen e autorit

Aktualitet | 2 vite më parë

Një 45-vjeçar në Korçë ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa çifti ishte në proces divorci dhe aktualisht jetonin të ndarë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes nr.2 në Korçë kur  shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse  benzinë bashkëshorten, shtetasen M. T., 31 vjeçe.

31-vjeçarja ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa efektivët e policisë janë vendosur në ndjekje të 45-vjeçarit.

“Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi. Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, ndërsa policia vijon kontrollet për kapjen e autorit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme