Elbasan, konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin “Ethet e Nilit”

Aktualitet | 2 vite më parë

Në Elbasan janë konfirmuar zyrtarisht edhe tre raste të tjera të personave të prekur nga virusi “Ethet e Nilit”. Kjo  e ka çuar në 5 numrin e të prekurve në qark. Sipas burimeve zyrtare, tre rastet e fundit janë identifikuar në Cerrik, një 84-vjeçar, në Papër, një 73-vjeçar dhe në Tregan, një 60-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare, të prekurit nga virusi “Ethet e Nilit” po mbahen në mbikqyrje të plotë nga specialistët e ISHP Elbasan. Aktualisht gjendja e të gjithë të prekurve nga ky virus paraqitet e qëndrueshme dhe pa probleme serioze me rrezik për jetën e tyre.

Në Qarkun e Elbasanit në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë po gjatë këtij muaji u identifikuan rastësisht dy raste me virusin “Ethet e Nilit”. Fatmirësisht ata rezultojnë të shëruar.

Pas alarmit të krijuar nga shfaqja e këtij virusi në Qarkun e Elbasanit, Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me institucionet e tjera kanë marrë të gjitha masat dhe kanë kryer dezinfektimet e zonave ku janë identifikuar persona të prekur nga virusi “Ethet e Nilit”.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme