Fund gushti në pikën e Morinit, numër i lartë udhëtarësh drejt Shqipërisë

E shtuna e fundit e këtij muaji është shoqëruar me numër të lartë automjetesh e qytetarë të Kosovës, por jo vetëm, që udhëtojnë drejt Shqipërisë. Një pjesë e tyre shfrytëzojnë fundjavën e këtij muaji për të shkuar në bregdet e të tjerë për punë.
Gjatë muajit korrik kanë hyrë dhe dalë në këtë pikë kufitare më shumë se 800 mijë persona, ndërsa në muajin gusht fluksi ka qenë më i lartë, ku numërohen më shumë se 950 mijë udhëtarë.
Destinacioni kryesor mbetet bregdeti në këtë sezon veror si dhe kalimi pa kontrolle ka ndikuar në lehtësimin e kalimit pa krijuar radhë të gjata në sportelet e këtij kufiri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




