Mori gjobë për parkim të gabuar, 37-vjeçari përplaset me policin dhe largohet. Më pas vihet në pranga

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia ka vendosur në pranga një 37-vjeçar pasi ky i fundit ka kundërshtuar me forcë një prej punonjësve të policisë i cili më parë i vuri masë administrative për parkim të gabuar.

37-vjeçari pasi ka është njohur me gjobën ka kundërshtuar punonjësin e policisë dhe më pas është larguar.

Por largimi i tij nuk zgjati shumë pasi specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Malësi e Madhe vendosën në pranga 37-vjeçarin Vincens Sterkaj, banues në fshatin Dedaj.  

“Në qytetin e Koplikut, punonjësi i Policisë së Rendit ka konstatuar një automjet të parkuar në një vend që nuk lejohej, i cili pengonte qarkullimin e automjeteve të tjera. Gjatë ushtrimit të detyrës për venien e masës administrative sipas Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi V. S. ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë dhe është larguar. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi V. S. është kapur në banesën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.   

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme