Spiropali: Arbëreshët e Horës, stoli e kombit dhe e historisë së Shqipërisë

Aktualitet | 2 vite më parë

Në vijim të vizitës në vendbanimin kryesor arbëresh në Siçili, kryetarja e Kuvendit vizitoi Muzeun e Kulturës Arbëreshe “Nicola Barbato” në Horën e Arbëreshëve, ku pati mundësinë të njihte nga afër historinë, kulturën, traditat, punën dhe jetën e përditshme të komunitetit arbëresh.

Gjatë vizitës, ajo shprehu vlerësimin e saj për ruajtjen e trashëgimisë dhe identitetit kombëtar nga ky komunitet në diasporë.

Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit vizitoi edhe bibliotekën “G. Schirò”, e cila shërben si një libër i hapur për historinë, kulturën, jetën dhe qytetërimin e Arbëreshëvet të Horës. Aty, ajo u njoh me koleksionin e gjerë të materialeve të rralla që dokumentojnë rrënjët e thella dhe trashëgiminë kulturore të arbëreshëve.

Kryetarja e Kuvendit, së bashku me Papas Janin, mori pjesë edhe në një ceremoni shpirtërore në kishën lokale, ku morën bekimin e Shën Mërisë Odigitria. Ky moment solemn u bë një lutje e përbashkët për mirëqenien e të gjithë Arbëreshëve të Horës, të Siçilisë, të Italisë, dhe për shqiptarët kudo që ndodhen në botë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme