Malësi e Madhe- Kultivuan mbi 500 bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezërit dhe bashkëpunëtori i tyre

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi kultivuan 561 bimë narkotike në Malësi të Madhe.
Policia ka bërë me dije se kanë rënë në pranga dy vëllezër, përkatësisht të moshës 29 dhe 23 vjeç dhe bashkëpunëtori i tyre 20-vjeçar.
Tre shtetasit janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete.
Këta tre persona bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kultivuar 561 bimë narkotike në tokë publike, në fshatin Fushë Zezë.
Bimët narkotike janë asgjësuar nga policia me anë të djegies.
“Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë këtij muaji, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Fushë Zezë, Malësi e Madhe, u arrestuan shtetasit:
E. K., 29 vjeç, S. K., 23 vjeç (vëllezër) dhe L. V., 20 vjeç”, thuhet në njoftim.
Dy automjetet e përdorura nga autorët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




