Sarandë, shiste lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, prangoset një qytetar nga Berati

Policia e Sarandës bëri të ditur se ka vënë në pranga një 25-vjeçar që u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike gati për shitje dhe me armë të ftohtë (thikë).
Me këtë rast policia ka sekuestruar lëndën narkotike kanabis, një grirëse për lëndët narkotike, si dhe mjetin prerës (thikë) dhe 2 celularë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: – F. K., 25 vjeç, banues në Berat. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në lagjen nr. 4, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë i kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një grirëse për lëndët narkotike dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.”, njofton policia.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste ato në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




