Regjistrimet në shkollën profesionale “Thoma Papapano”- Interes i lartë, risi për këtë vit hapja e degës së hoteleri-turizmit

Në Shkollën Profesionale “Thoma Papapano” ka nisur regjistrimi për vitin e ri shkollor, duke tërhequr të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin arsimin profesional. Deri tani, sipas të dhënave, shkolla ka arritur të përmbushë 50% të objektivit të saj për regjistrimet.
“Regjistrimet në arsimin profesional vazhdojnë. Këto regjistrime kanë filluar më 8 korrik dhe do vazhdojnë deri në fund të muajit shtator.
Vëmë re që deri tani drejtimi mësimor teknologji informacioni dhe komunikimi ëhstë më i preferuari në të gjithë qarkun”, deklaroi drejtoresha Renata Puleri.
Përfaqësuesit e shkollës bëjnë me dije se risi për këtë vit është hapja e degës së Hoteleri-Turizmit, që pritet të tërheqë edhe më shumë interes nga të rinjtë.
“Shpresojmë që të kemi një shtim të numrit të nxënësve të regjistruar edhe në drejtimin mësimor hoteleri turizëm. Po ndërgjegjësohen edhe fëmijët që kanë mbaruan klasën e 9-të edhe prindërit e tyre për përparësitë që ka arsimi profesional”, deklaroi më tej Puleri.
Shkolla Profesionale “Thoma Papapano” vazhdon të jetë një zgjedhje e fortë për të rinjtë, duke u ofruar atyre mundësi të reja dhe të sigurta për të ndërtuar karrierën e tyre në fusha praktike dhe të kërkuara në tregun e punës.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




