Niset në Sinai kontingjenti i dytë i Policisë Ushtarake, pjesë e misionit shumëkombësh

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është nisur kontingjenti i dytë i Policisë Ushtarake në misionin 12 mujor të Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhgimit (MFO) në Sinai, Egjipt.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ministria bënë të ditur se “siguria ndërkombëtare është një element i rëndësishëm në misionin ushtarak të Shqipërisë. Policia Ushtarake i ka kapacitetet për t’u ardhur në ndihmë edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilëve u gjendemi në krah me trupat dhe njerëzit tanë të specializuar”.
Ministria e Mbrojtjes vlerëson se ky është një mision i rëndësishëm që përfshin tre efektivë të Policisë Ushtarake, të cilët do të kontribuojnë me eksperiencën e tyre për 12 muaj për të përmbushur me përkushtim detyrat në kuadër të MFO.
“Ju urojmë efektivëve tanë ta përmbushin me sukses këtë mision fisnik dhe shpresojmë për kthimin e sigurt të tyre në atdhe”, përfundon njoftimi për shtyp.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




