Të shtëna me armë zjarri drejt një makine në Berat, shpëton 46-vjeçari. Autorët djegin automjetin

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Berat kur rreth orës 16:10 në rrugën e fshatit Dushnik është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të drejtuar nga shtetasi A. H, 46 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, nuk ka pasur persona të lënduar nga të shtënat. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Ndërsa është ngritur një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, që është angazhuar në hetimet në vendngjarje.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë dërguar gjithashtu grupe nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier.
“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare, kanë gjetur një automjet që po digjej, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes.
Dyshohet se autorët janë nga Fieri dhe për këtë arsye, janë angazhuar në veprime operacionale edhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe komisariateve në varësi të saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj, ndërsa për arsye hetime nuk jepen të dhëna të tjera.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




