Ministri i Brendshëm pret zyrtaren amerikane: Zgjerim të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik

Aktualitet | 2 vite më parë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën bisedoi rreth marrëdhënieve dypalëshe, duke vënë në dukje bashkëpunimin dhe partneritetin e fortë strategjik.

Hoxha falënderoi përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA për mbështetjen e pakursyer ndaj agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, veçanërisht programin ICITAP, me fokus asistencën për Policinë e Shtetit.

Ministri u shpreh se “ishte kënaqësi takimi sot me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën konfirmuam jo vetëm miqësinë mes dy vendeve, por ritheksuam partneritetin e fortë strategjik”.

Duke falënderuar përfaqësuesen e SHBA për mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit, ministri Hoxha theksoi se “e njohu znj. VanHorn me disa prej prioriteteve në detyrën si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar gjithashtu për kontributin e çmuar që ofron programi ICITAP për Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë”.

Në takim është diskutuar edhe për tema të tjera me interes për qytetarët e të dy vendeve.

“Folëm në këtë takim të parë, mbi mundësitë e reja të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit për mirëqenien e qytetarëve tanë”, thotë ministri Hoxha pas takimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme