Transformimi i hapësirave në zonat urbane, Veliaj përvesh mëngët dhe i vjen në ndihmë ekipeve të terrenit

Aktualitet | 2 vite më parë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar video gjatë inspektimit të punimeve për transformimin e hapësirave mes rrugëve “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit.”

Veliaj shfaqet duke transportuar një pllakë guri për t’i ardhur në ndihmë ekipeve të terrenit teksa shkëmben batuta me ta.

“Të erdha aty me karrocën e Dylit”, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit.

Investimi në këtë bllok banimi jo vetëm që rrit vlerën e pronave, por edhe përmirëson cilësinë e jetesës së banorëve. Bashkia e Tiranës po punon me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë punimet, para se banorët të kthehen nga pushimet.

 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme