Vangjel Tavo: Do të ketë zhvillime të rëndësishme deri në verën e 2025 në Himarë

Aktualitet | 2 vite më parë

Kryetari i zgjedhur i Himarës, Vangjel Tavo ka filluar punën duke vendosur dhe prioritetet e tij gjatë ushtrimit të kësaj detyre, të fituar në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tavo shkruan se po ndjek me prioritet punët dhe projektet për Bashkinë e Himarës.

Deri në hapjen e sezonit të ri veror të 2025, shkruan Tavo, do të ketë zhvillime domethënëse në aspektin e pronave, investimeve dhe projekteve zhvillimore.

“Të angazhuar totalisht, së bashku me drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Qendrore, Sarandë e Vlorë dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, por edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, për të ndjekur me prioritet punët, projektet dhe planet e Bashkisë Himarë, ku deri në hapjen e sezonit veror 2025 do të ketë zhvillime domethënëse në aspektin e pronave, investimeve dhe projekteve”.

Fitues i zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit, Vangjel Tavo pret të marri mandatin e tij dejuro pas  vendimmarrjes të KAS, KQZ.

U prezantua sot drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës, Ergys Skënderi.

Skënderi mori këtë të hënë (26 gusht) detyrën e kreut të Kadastrës Vlorë. Në fund të muajit korrik drejtoresha Ina Luçi paraqiti dorëheqjen ndërsa u komandua në vend të saj Paola Sullaj.

Kjo e fundit qëndroi në detyrë për vetëm 3 javë. Ndërsa sot ka nisur menjëherë punën me emërim drejtori Ergys Skënderi.

Ashtu siç u premtua gjatë fushatës zgjedhore të Himarës, prioritet në punën e Hipotekës dhe Legalizimeve të Vlorës do ketë menaxhimi territorial i Bashkisë Himarë.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme