Begaj pret delegacionin nga rajoni Molisse dhe komuna arbëreshe Montecilfone

Aktualitet | 2 vite më parë

Presidenti  Bajram Begaj, ka pritur sot (26 gusht) një delegacion nga rajoni Molisse dhe komuna arbëreshe Montecilfone në Itali, në përbërje të të cilit ishin autoritete drejtuese si dhe figura të njohura për mbrojtjen e miniroteteve gjuhësore arbëreshe. 

Biseda u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë përmes rritjes së shkëmbimeve në fushat me interes të ndërsjellë.

Presidenti Begaj vlerësoi partneritetin mes dy vendeve bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, kulturore dhe ekonomike si dhe gatishmërinë e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit.

Begaj vlerësoi gjithashtu rolin thelbësor të komunitetit arbëresh dhe atij shqiptar në Itali por dhe të qytetarëve dhe sipërmarrësve italianë në Shqipëri në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe hapjen e perspektivave të reja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme