U qëllua 4 herë me thikë, ndërron jetë 34-vjeçari pas konfliktit në Astir

Aktualitet | 2 vite më parë

Në vijim të informacioneve për ngjarjen e ndodhur në zonën e “Astirit” mësohet se ka ndërruar jetë në spital Amaralando Hoxhallari i cili u plagos nga Darmian Keli.

Sipas raportimeve është konfirmuar se shtetasi Amaralando Hoxhallari, 34 vjeç, ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve që ka marrë.

 Mësohet se 34-vjeçari kishte pësuar katër goditje me thikë, dy prej të cilave në gjoks dhe dy në këmbë.

Gjithashtu Policia njoftoi se autori i ngjarjes, Darmian Keli, 25 vjeç është arrestuar nga forcat e rendit, ndërsa besohet se motivi i ngjarjes ishte xhelozia e autorit, pasi viktima i ka ngacmuar partneren.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme