Aktivitetet “ngjyrosin” qytetin e gurtë

Aktivitetet kulturore po i japin një jetë të re qytetit të gurtë. Banorët dhe turistët po i shijojnë në mënyrë të plotë këto ngjarje të ngjyrosura me tradita të pasura dhe të ndryshme, që po i japin qytetit një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë. Qyteti është mbushur me vibracionin e muzikës, artit dhe zakoneve tradicionale, duke ofruar një përvojë të paharrueshme për të gjithë.
Përfaqësuest e bashkisë Gjirokastër kanë theksuar se aktivitetet që u zhvilluan patën një ndikim të lartë në tërheqjen e turistëve dhe argëtimin e banorëve, dhe ka paralajmëruar se në të vazhdim do të organizohen edhe më shumë ngjarje të larmishme, të cilat do të vazhdojnë të pasurojnë jetën kulturore të qytetit dhe tërheqin vizitorë të rinj.
Angazhimi i bashkisë për zhvillimin e aktiviteteve të larmishme dhe entuziazmi i qytetarëve dhe vizitorëve janë dëshmi e gjallërisë dhe tërheqjes së qytetit tonë, duke e bërë atë një qendër dinamike të kulturës dhe turizmit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




