Përkeqësimi i motit, Policia Rrugore apel për kujdes në drejtimin e automjeteve

Aktualitet | 2 vite më parë

Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave, veçanërisht me shenjat dalluese gjatë natës, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.

Kjo, për shkak të lagështirës në rrugë, rënies së gurëve dhe inerteve nga rrjedhjet e shiut, si dhe si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, që kryesisht vijnë si rezultat i mungesës së durimit në kushtet e trafikut të rënduar.

“Për këtë arsye, strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë prezente me burime njerëzore dhe pajisje teknologjike të shtuara, jo vetëm për të rregulluar trafikun, por edhe për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu, të gjitha shërbimet e tjera të Policisë, përfshirë Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme Shqiponja, janë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë shërbimeve të Policisë Rrugore për menaxhimin e trafikut të rënduar, si dhe për përdoruesit e rrugës në rast nevoje si pasojë e motit të keq.”, njofton policia.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme