Tiranë- Inskenuan përplasjen e makinave, arrestohen 3 persona

Aktualitet | 2 vite më parë

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dy ditë më parë (18 gusht) inskenuan një përplasje mjetesh me dëme materiale.

Pasi shërbimet kanë konstatuar skemën e mashtrimit, një prej autorëve ka tentuar të largohet por është kapur nga punonjësit e policisë.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, u bë e mundur arrestimi i 3 shtetasve në flagrancë me ineciale A.M, F.B dhe E.R.

Arrestimi në flagrancë u bë pasi dyshohet  për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit në sigurinë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetët”, pasi në datën 18.08.2025, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale, në momentin që shërbimet e kanë konstatuar, njëri nga autorët është larguar në vrap por është kapur nga punonjësi i policisë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme