Nis në sheshin “Skënderbej” marshimi për vrasjen e Egli Progës, e pranishme edhe motra e 41-vjeçarit

Ka nisur në sheshin “Skënderbej” marshimi për vrasjen e Egli Progës. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në shesh, ndërsa e pranishme është edhe motra e 41-vjeçarit.
Me pankarta në duar, qytetarët do të marshojnë drejt kryeministrisë, ndërsa kërkojnë drejtësi për Egli Progën.
Egli Proga humbi jetën më 10 gusht në Pogradec, ndërsa si autor i dyshuar i ngjarjes është arrestuar Denis Meçe. Paraprakisht dyshohet se për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një lokali, Meçe është ndeshur fizikisht me Porgën i cili gjatë përleshjes fizike është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Fillimisht u raportua si aksident ku Egli Porga pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme alkooli ka rënë në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën, por Policia reagoi më pas duke hedhur poshtë këtë variant të ngjarjes.
Ka patur reagime të shumta, edhe për shkak të zbutjes së akuzës ndaj autorit të dyshuar, ndaj të cilit rëndon “vrasje nga pakujdesia”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




