Efektivi plagos me armë zjarri një 45-vjeçar te Komuna e Parisit, policia: Dyshohet për motive të dobëta

Aktualitet | 2 vite më parë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë (19 gusht) në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur 45-vjeçari Loren Kosta, I cili dyshohet te këtë dy nënshtetësi. Ngjarja ka ndodhur në orën 14.07 në një zonë mjaft të populluar të Komunës së Parisit.

Gazetarja e RTSH, Flutura Tota raporton nga vendngjarja se autor i plagosjes është Erion Goxhara, efektiv policie i cili pas të shtënave me armë është larguar.

Autori i plagosjes Erjon Goxhara

Për ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Tiranës ku thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit

Ngjarja ka ndodhur në një zonë me shumë biznese ku ka dhe kamera sigurie, të cilat po merren nga hetuesit pikërisht për të zbardhur dinamikën e plagosjes.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme