Tentoi të dilte nga Shqipëria me 41 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 50-vjeçarja

Aktualitet | 2 vite më parë

Një 50-vjeçare është vënën në hetim pasi tentoi të dilte nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Kakavijës me para të padeklaruara.

Gjatë kontrollit në kufi, gruas iu gjetën 41  mijë euro të padeklaruara.  50-vjeçarja Zh. D. tentoi të dilte përmes Kakavijës pa deklaruar paratë, ndërsa ishte banuese në Greqi.

Policia nisi procedimin në gjendje të lirë të saj për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” si dhe sekuestroi eurot në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme