Mallakastër, Balla: Pritet ndërhyrja nga ajri me helikopter për zjarrin

Aktualitet | 2 vite më parë

Një vatër zjarri në zonën e Mallakastrës ka krijuar një situatë kritike në fshatin Çërrila. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi drejtues politik i Qarkut Fier, Taulant Balla po ndjek nga afër situatën.

Për shkak të intensitetit të flakëve pritet që në zonë të ndërhyhet edhe nga ajri, ndërsa në terren janë forcat zjarrfikëse. “Forcat zjarrfikëse po luftojnë për mbrojtjen e banesave, ndërsa për pak mbërrin dhe helikopteri i Forcave të Armatosura”, shprehet Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme